Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Vakia — Ajet 22 (Shqip) — Video

El-Vakia • Ajet 22 nga 96 • Shqip


وَحُورٌ عِينٌ 22
Përkthim:
Në to (xhennete) ka edhe hyrie (të bukura) sy-mëdha, El-Vakia 56:22
Tefsiri:

Atje do të kenë edhe hyri symëdha. Ato duken si diamante të ruajtura. –

Ato janë gra të bukura, me sy të mëdhenj e shumë të bukur. Ato janë, sikurse thotë i Madhëruari: si xhevahirë të rrallë, të shkëlqyeshëm dhe vezullues, të ruajtur dhe të fshehur, që nuk i kap era, sytë apo dielli, me ngjyrat e nuancat më të bukura. Sado t’i kundrosh, nuk mund të gjesh asnjë mangësi, por vetëm perfeksion. Kështu janë edhe hyritë sybukura. Tek ato nuk mund të gjesh asnjë mangësi, sepse janë të plota në çdo detaj. Çdo gjë që vështron tek ato të sjell kënaqësi për sytë dhe zemrën.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Vakia • Ajet 21 E ardhshme El-Vakia • Ajet 23