Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Vakia — Ajet 45 (Shqip) — Video

El-Vakia • Ajet 45 nga 96 • Shqip


إِنَّهُمْ كَانُوا قَبْلَ ذَٰلِكَ مُتْرَفِينَ 45
Përkthim:
Ata, para kësaj (në këtë botë), kanë jetuar në luks, El-Vakia 56:45
Tefsiri:

Më përpara, ata kanë qenë të dhënë pas kënaqësive

(të ndaluara) - Dynjaja dhe stolitë e saj i bënë të harrohen dhe të angazhohen tërësisht me të. Ata punuan veç për të, duke u kënaqur e argëtuar, të përhumbur në mirësitë e saj. Ata projektuan ëndrra veç në lidhje me dynjanë e tyre, duke e harruar ahiretin dhe nënvlerësuar veprat e mira, me të cilat arrihet lumturia e përjetshme. Dëfrimet që të bëjnë të harrosh ahiretin dhe të braktisësh veprat e mira, janë të ndaluara dhe të dënueshme nga Zoti.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Vakia • Ajet 44 E ardhshme El-Vakia • Ajet 46