Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Vakia — Ajet 67 (Shqip) — Video

El-Vakia • Ajet 67 nga 96 • Shqip


بَلْ نَحْنُ مَحْرُومُونَ 67
Përkthim:
madje – na është penguar (furnizimi)!” El-Vakia 56:67
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Vakia 56:65

Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thahej, e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur

(duke thënë):

“Ne u dëmtuam, madje, mbetëm krejtësisht të privuar”. -

Sikur të dëshironte Allahu i Madhëruar, do ta bënte bimën dhe frutat e saj, që ju i prisni me aq dëshirë dhe shpresë, të shtypur, të padobishme dhe joushqyese. Atëherë, pas gjithë atyre shpenzimeve të shumta, ju do të dëshpëroheshit shumë për dështimin tuaj. Ju do të thoshit: “Na goditi befasisht fatkeqësia dhe na dëshpëroi, me dëmet që na shkaktoi. Madje, ne jemi të privuar nga të mirat”. Atëherë, jini mirënjohës ndaj Allahut, që i bën ato të mbijnë, i zhvillon dhe i lë të piqen dhe nuk i shkatërron, që ju të mbeteni të privuar nga dobitë e tyre!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Vakia • Ajet 66 E ardhshme El-Vakia • Ajet 68