Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Vakia — Ajet 93 (Shqip) — Video

El-Vakia • Ajet 93 nga 96 • Shqip


فَنُزُلٌ مِنْ حَمِيمٍ 93
Përkthim:
ata do të gostiten me ujë të vëluar – El-Vakia 56:93
Tefsiri:

...mirëseardhja e tyre është “gosti” me ujë të valë dhe djegie nga zjarri i Xhehenemit. -

Mikpritja për ta do të jetë hedhja në Xhehenem, në zjarrin e ndezur fort, i cili do t’i përfshijë tërësisht, me një nxehtësi që do t’u arrijë deri në zemër. Nëse kërkojnë lehtësim për etjen e madhe, i Lartësuari thotë: “Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Për jobesimtarët, Ne kemi përgatitur një Zjarr muret e të cilit do t'i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, do t'u jepet ujë (i nxehtë) si bakër i shkrirë që do t'ua përvëlojë fytyrat. Sa e tmershme është ajo pije! Sa vend i keq është ai!”.”. [Kehf 29].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Vakia • Ajet 92 E ardhshme El-Vakia • Ajet 94