Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hadid — Ajet 1 (Shqip) — Video

El-Hadid • Ajet 1 nga 29 • Shqip


سَبَّحَ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ 1
Përkthim:
Perëndinë e falenderon çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë, e Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. El-Hadid 57:1
Tefsiri:

Allahun e lartëson me adhurim gjithçka që është në qiej e në Tokë... -

Allahu i Lartësuar na tregon rreth madhështisë, lartësisë dhe gjerësisë së pushtetit të Tij. Ai na tregon se çdo gjë në botën qiellore e tokësore, qofshin gjallesa që flasin ose që nuk flasin, qofshin sende e krijesa të gjalla, të gjitha pa përjashtim i bëjnë tesbih, duke e lavdëruar dhe duke e lartësuar Atë nga çdo mangësi që nuk i shkon Madhërisë së Tij. Gjithçka është e nënshtruar ndaj Zotit, e përunjur para krenarisë së Tij. Në këtë krijim shfaqet qartë urtësia dhe Mbisundimi i Allahut të Madhëruar. Në këtë ajet del qartë, gjithashtu, nevoja e madhe e të gjitha krijesave, të botës qiellore e asaj tokësore, për Zotin e tyre.

Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti. -

Allahu na tregon për krenarinë e Tij madhështore dhe për faktin se Ai ka nënshtruar gjithçka nën sundimin e Tij. Ai tregon gjithashtu për urtësinë e Tij të madhe, qoftë në krijimin e Tij, qoftë në ligjet që ka vendosur mes tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Vakia • Ajet 96 E ardhshme El-Hadid • Ajet 2