Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hadid — Ajet 17 (Shqip) — Video

El-Hadid • Ajet 17 nga 29 • Shqip


اعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ يُحْيِي الْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا ۚ قَدْ بَيَّنَّا لَكُمُ الْآيَاتِ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ 17
Përkthim:
Dijeni, se Perëndia, me të vërtetë, e ngjallë tokën pas vdekjes së saj! Na ju sqarojmë argumentet për të kuptuar ju! El-Hadid 57:17
Tefsiri:

Dijeni se është Allahu Ai që e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne jua kemi sqaruar argumentet, që të kuptoni. -

Shenjat e Allahut të Madhëruar i tregojnë njeriut qëllimet e larta hyjnore. Kështu, Ai që e ngjall tokën pas vdekjes së saj është i plotfuqishëm që të ngjallë robërit pas vdekjes së tyre dhe t’i shpërblejë ata sipas veprave të tyre. Ai që ngjall tokën pas vdekjes së saj me ujin që e zbret nga qielli, Ai është i plotfuqishëm që t’i ngjallë zemrat e vdekura me Shpalljen që ia zbriti nga qielli Profetit të Tij. Nga ky ajet nënkuptohet, gjithashtu, se ata që nuk udhëzohen nga shenjat e Allahut janë të palogjikshëm.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hadid • Ajet 16 E ardhshme El-Hadid • Ajet 18