Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hadid — Ajet 21 (Shqip) — Video

El-Hadid • Ajet 21 nga 29 • Shqip


سَابِقُوا إِلَىٰ مَغْفِرَةٍ مِنْ رَبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا كَعَرْضِ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ أُعِدَّتْ لِلَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ ۚ ذَٰلِكَ فَضْلُ اللَّهِ يُؤْتِيهِ مَنْ يَشَاءُ ۚ وَاللَّهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ 21
Përkthim:
Bëni gara që te Perëndia i juaj të meritoni amnestinë parajsën e gjerë sa qielli dhe Toka, që është e përgatitur për ata që i kanë besuar Perëndisë dhe profetëve të Tij. Ajo është dhurata e Perëndisë që ia jep Ai kujt të dojë; e Perëndia është pronar i dhuntisë së madhe! El-Hadid 57:21
Tefsiri:

Shpejtoni që të fitoni faljen prej Zotit tuaj dhe Xhenetin, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiellit dhe e Tokës... -

Kjo arrihet duke plotësuar ato që Zoti i ka bërë si sebep për falje gjynahesh, si: pendimi i sinqertë, kërkimi i faljes në mënyrë të rregullt, largimi nga gjynahet dhe çdo shteg që të shpie te gjynahet. Ajo arrihet, gjithashtu, duke nxituar në kënaqësinë e Allahut nëpërmjet veprave të mira dhe duke i dhënë rëndësi në mënyrë të vazhdueshme çdo gjëje që e kënaq Allahun. Gjithmonë duhet të përpiqesh për të qenë në shkallën më të lartë të ihsan-it qoftë në drejtim të adhurimit të Allahut, qoftë në drejtim të bamirësisë ndaj krijesave. Më pas, i Madhëruari tregon veprat që e bëjnë të mundur këtë mirësi të madhe:

...dhe që është përgatitur për ata që i besojnë Allahut dhe të dërguarve të Tij! -

Besimi tek Allahu dhe profetët e Tij nënkupton bindjen ndaj porosive të tyre, ku bëjnë pjesë themelet e fesë dhe degëzimet e saj.

Ai është mirësia e Allahut, që ia jep kujt të dojë. Allahu është Dhurues i madh. -

Shpjegimi i qartë i këtyre çështjeve është mirësi e Allahut, që ia jep atij që Ai dëshiron. Në Kur'an, i Madhëruari qartësoi rrugën që të çon në Xhenet dhe rrugët që të çojnë në Xhehenem. Mundësia për t’i kuptuar e mësuar këto rrugë është mirësi e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dëshirojë. Edhe shpërblimi i madh i Allahut është një dhuratë që Ai ia jep kujt të dëshirojë. Këto janë nga mirësitë më të mëdha të Allahut mbi robërit e Tij. Allahu është Zotërues i mirësive të mëdha. Atë askush nuk mund ta lavdërojë ashtu siç e meriton. Ai qoftë i lavdëruar ashtu si e ka lavdëruar vetë Veten e Tij! Allahu qëndron shumë më lart sesa lavdërimet që i bëjnë robërit e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hadid • Ajet 20 E ardhshme El-Hadid • Ajet 22