Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hadid — Ajet 26 (Shqip) — Video

El-Hadid • Ajet 26 nga 29 • Shqip


وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا وَإِبْرَاهِيمَ وَجَعَلْنَا فِي ذُرِّيَّتِهِمَا النُّبُوَّةَ وَالْكِتَابَ ۖ فَمِنْهُمْ مُهْتَدٍ ۖ وَكَثِيرٌ مِنْهُمْ فَاسِقُونَ 26
Përkthim:
Me të vërtetë, e kemi dërguar Nuhun dhe Ibrahimin dhe disa trashëgimtarë të tyre, që iu kemi shpallur profetninë dhe iu kemi dërguar Librin. Disa prej tyre kanë qenë në rrugë të drejtë, kurse shumica prej tyre kanë qenë ngatërrestarë. El-Hadid 57:26
Tefsiri:

Ne i zgjodhëm Nuhun dhe Ibrahimin si të dërguar dhe mes pasardhësve të tyre vendosëm profetësinë dhe Librin. -

Profetët e parë dhe të fundit, të gjithë kanë qenë prej pasardhësve të Nuhut (a.s.) dhe Ibrahimit (a.s.). Të gjithë librat iu shpallën profetëve pasardhës të këtyre dy profetëvë të mëdhenj.

Prej tyre pati të udhëzuar në Rrugën e Drejtë, por shumë prej tyre kanë qenë të shfrenuar. -

Prej popujve ku u dërguan këta profetë, pati të udhëzuar, të cilët e pranuan ftesën e profetëve të tyre dhe u nënshtruan për të punuar sipas urdhrave e porosive që ata dhanë. Megjithatë, shumica e tyre ishin njerëz të prishur, sikurse thotë i Madhëruari: “Shumica e njerëzve nuk do të jenë besimtarë, sado të ngulësh këmbë ti.” [Jusuf 103].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hadid • Ajet 25 E ardhshme El-Hadid • Ajet 27