Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Muxhadile — Ajet 13 (Shqip) — Video

El-Muxhadile • Ajet 13 nga 22 • Shqip


أَأَشْفَقْتُمْ أَنْ تُقَدِّمُوا بَيْنَ يَدَيْ نَجْوَاكُمْ صَدَقَاتٍ ۚ فَإِذْ لَمْ تَفْعَلُوا وَتَابَ اللَّهُ عَلَيْكُمْ فَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ وَأَطِيعُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ ۚ وَاللَّهُ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ 13
Përkthim:
A mos po frikoheni që para këshillimit tuaj të jepni lëmoshë?! E nëse nuk jepni, e Perëndia ju ka falur, atëherë kryeni namazin dhe jepini zeqatin dhe dëgjoni Perëndinë e Profetin e Tij. Perëndia di çdo gjë që punoni. El-Muxhadile 58:13
Tefsiri:

A mos po frikësoheni

(nga varfëria)

të jepni sadaka në prag të bisedës suaj

(me Profetin)?

Kur ju nuk e bëtë këtë, e Allahu jua pranoi pendimin, atëherë, përkryeni namazin, jepni zekatin... –

Nëse nuk e kishin zbatuar urdhrin për sadaka para komunikimit me Profetin (a.s.), të mos mendonin se ishte gjë e vogël, sepse Allahu tha që jua pranoi pendimin. Ata duhej të ishin mirënjohës për faljen dhe mëshirën e Allahut, duke plotësuar porositë madhore të Tij, si falja e namazit, me rregullat e tij, dhe dhënia e zekatit atyre që Zoti i ka përcaktuar. Këto janë dy adhurime që kryhen me trup e me pasuri. Kush i kryen me përpikmëri dhe përkushtim ato, ka përmbushur detyrimet ndaj Allahut dhe ndaj robërve të Tij. Pas kësaj, i Madhëruari jep një urdhër gjithëpërfshirës, madje më gjithëpërfshirësin e urdhrave, duke thënë:

...dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij. -

Ky është urdhri më gjithëpërfshirës, që udhëzon për t’iu bindur Allahut dhe të Dërguarit të Tij, duke zbatuar detyrimet dhe duke iu larguar harameve, duke besuar fjalën e tyre dhe duke qëndruar brenda kufijve të vendosura nga Zoti. Mbi të gjitha, për bazë merret sinqeriteti dhe bamirësia (ihsan), prandaj i Lartësuari thotë:

Allahu i di në hollësi veprat tuaja. -

Ai është i Gjithëditur për çfarë veproni dhe për qëllimet tuaja. Allahu do t’ju shpërblejë sipas qëllimit që ju fshihni në zemër, sepse Ai di edhe të fshehtat e kraharorit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Muxhadile • Ajet 12 E ardhshme El-Muxhadile • Ajet 14