Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Muxhadile — Ajet 16 (Shqip) — Video

El-Muxhadile • Ajet 16 nga 22 • Shqip


اتَّخَذُوا أَيْمَانَهُمْ جُنَّةً فَصَدُّوا عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ فَلَهُمْ عَذَابٌ مُهِينٌ 16
Përkthim:
betimet e tyre i kanë bërë perde, andaj i pengojnë nga rruga e Perëndisë; ata i prêt dënimi i poshtëruar. El-Muxhadile 58:16
Tefsiri:

Ata i përdorin betimet si mburojë, teksa pengojnë të tjerët prej Rrugës së Allahut,... –

Ata i përdorin betimet si mburojë nga qortimet e Profetit dhe besimtarëve. Kështu largohen nga rruga e Allahut, madje pengojnë edhe të tjerët nga kjo rrugë e drejtë, që të çon drejt Xhenetit të mirësisë. Ata që pengojnë nga rruga e Zotit e kanë përfundimin në Zjarr, siç thotë i Lartësuari më pas:

...prandaj i pret një dënim poshtërues. -

Ata tregohen fodullë kundrejt fesë së Allahut dhe nënshtrimit sipas Shpalljes së Tij, prandaj meritojnë dënimin poshtërues e të përhershëm, i cili asnjë çast nuk do t’u lehtësohet dhe askush nuk do të mund t’i ndihmojë apo t’u japë afat e mundësi që të kthehen e të ndryshojnë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Muxhadile • Ajet 15 E ardhshme El-Muxhadile • Ajet 17