Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hashr — Ajet 12 (Shqip) — Video

El-Hashr • Ajet 12 nga 24 • Shqip


لَئِنْ أُخْرِجُوا لَا يَخْرُجُونَ مَعَهُمْ وَلَئِنْ قُوتِلُوا لَا يَنْصُرُونَهُمْ وَلَئِنْ نَصَرُوهُمْ لَيُوَلُّنَّ الْأَدْبَارَ ثُمَّ لَا يُنْصَرُونَ 12
Përkthim:
nëse do të jenë të dëbuar, ata nuk do të shkojnë me ta; nëse do të jenë të sulmuar, ata nuk do t’i dalin në ndihmë; e nëse u dalin në ndihmë, sigurisht do të ikin, dhe ata do të ngelin pa ndihmë (përgjithmonë). El-Hashr 59:12
Tefsiri:

Nëse ata do të dëbohen, këta nuk do të dalin së bashku me ta; edhe sikur ata të luftohen, këta nuk do t’i ndihmojnë. -

Nëse jehudët do të dëbohen nga vendbanimet e tyre, munafikët nuk kanë për t’i ndjekur pas, ashtu sikurse iu betuan me mendjemadhësi. Ata nuk do të dalin as të luftojnë për aleatët e tyre, sepse dashuria që kanë për pasurinë dhe tokën e tyre është më e madhe se premtimet boshe, të lëshuara nga arroganca. Ata i mbizotëron nga frika, prandaj do të jenë të dështuar. Në fakt, munafikët i tradhtuan vëllezërit e tyre në kufër në momentet më të vështira, kur kishin nevojë për ta.

Por edhe sikur t’i ndihmojnë, shpejt do të kthejnë shpinën e kështu, miqtë e tyre do të mbeten pa ndihmë. -

Edhe sikur të mendohej që munafikët të dilnin në luftë së bashku me aleatët e tyre, shumë shpejt ata do të dezertonin nga beteja dhe kurrë nuk do të fitonin. Allahu i Lartësuar kurrë nuk do t’ua jepte fitoren atyre frikacakëve. Shkakun për këtë përfundim e sqaron Allahu i Lartësuar kur thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hashr • Ajet 11 E ardhshme El-Hashr • Ajet 13