Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hashr — Ajet 19 (Shqip) — Video

El-Hashr • Ajet 19 nga 24 • Shqip


وَلَا تَكُونُوا كَالَّذِينَ نَسُوا اللَّهَ فَأَنْسَاهُمْ أَنْفُسَهُمْ ۚ أُولَٰئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ 19
Përkthim:
Dhe mos u bëni si ata që duke i harruar urdhërat e Perëndisë, Ai (Perëndia) i ka shpie ata që të harrojnë edhe vetveten; ata janë mëkatarë të vërtetë. El-Hashr 59:19
Tefsiri:

Mos u bëni si ata që e harruan Allahun e prandaj Allahu i bëri që të harrojnë vetveten! Ata janë të shfrenuarit. -

Me të vërtetë nuk ka fatkeqësi më të madhe sesa kur njeriu tregohet i pakujdesshëm ndaj këtyre porosive. Kush bën një gjë të tillë iu përngjan njerëzve që harrojnë Allahun e Lartësuar, duke shpërfillur detyrimet ndaj Tij. Ata nuk i japin hakun plotësimit të të drejtave të Allahut të Lartësuar, por angazhohen tërësisht për të plotësuar dëshirat e tyre pa fre. Sidoqoftë, me këto veprime, ata nuk arrijnë kurrë sukses. Përkundrazi, ato janë shkak që Allahu i Madhëruar t’i bëjë të harrojnë mirësitë për veten e tyre. Ashtu të rrëmujshëm, ata koten pas epshit të vet, duke humbur në këtë mënyrë qetësinë dhe lumturinë në të dyja jetët. Dështimi i tyre është i pariparueshëm dhe nuk mund të përshkruhet me fjalë. Këta janë të shfrenuarit, të cilët shkelin kufijtë e Zotit të tyre, duke mos iu bindur Atij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hashr • Ajet 18 E ardhshme El-Hashr • Ajet 20