Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hashr — Ajet 3 (Shqip) — Video

El-Hashr • Ajet 3 nga 24 • Shqip


وَلَوْلَا أَنْ كَتَبَ اللَّهُ عَلَيْهِمُ الْجَلَاءَ لَعَذَّبَهُمْ فِي الدُّنْيَا ۖ وَلَهُمْ فِي الْآخِرَةِ عَذَابُ النَّارِ 3
Përkthim:
Sikur mos ta kishte caktuar Perëndia ndjekjen e tyre, Ai do t’i kishte dënuar në këtë jetë, por ata në jetën tjetër i pret dënimi në zjarr, El-Hashr 59:3
Tefsiri:
Sikur Allahu të mos kishte caktuar për ta shpërnguljen, do t’i ndëshkonte që në këtë jetë, ndërsa në Jetën Tjetër ata i pret dënimi i Zjarrit. -

Sikur Allahu i Lartësuar të mos kishte përcaktuar dëbimin e tyre, ata do të kishin tjetër përfundim: ata do të ndëshkoheshin ashpër që në këtë dynja. Megjithatë, edhe pse nuk u goditën nga ndëshkimi që në dynja, në ahiret i pret vuajtja në zjarrin e madh të Xhehenemit, të cilën mund ta përshkruajë veç Allahu i Lartësuar.
Shko te videoja e plotë e sures