Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 100 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 100 nga 165 • Shqip


وَجَعَلُوا لِلَّهِ شُرَكَاءَ الْجِنَّ وَخَلَقَهُمْ ۖ وَخَرَقُوا لَهُ بَنِينَ وَبَنَاتٍ بِغَيْرِ عِلْمٍ ۚ سُبْحَانَهُ وَتَعَالَىٰ عَمَّا يَصِفُونَ 100
Përkthim:
Idhujtarët i kanë trilluar Atij nga injoranca, djem e vajza. Qoftë lavdëruar Ai dhe qoftë shumë lart nga ajo që i përshkruajnë ata! El-En'am 6:100
Tefsiri:
Ata i shoqërojnë Allahut ortakë prej xhindeve, kur në të vërtetë, Allahu i ka krijuar ata dhe pa pasur aspak dituri, ata shpifin se Ai ka djem e vajza. -

Allahu i Madhëruar na tregon se, me gjithë mirësitë e shumta për krijesat dhe përkujdesjen e Tij të pashembullt për ta, megjithëse Ai iu prezantua atyre me shenja e argumente të shumta, idhujtarët kurejshë e të tjerët si ata, konsideronin si zota shumë idhuj e krijesa të pafuqishme. Ata u luteshin melekëve e xhindëve, të cilët janë veçse krijesa të Zotit dhe nuk zotërojnë asgjë. Ata i konsideronin xhindët si të barabartë me Allahun, në dorën e të Cilit është krijimi dhe ligji. Ai është Bamirësi i vetëm, që dhuron të gjitha mirësitë, Ai që largon të gjitha ligësitë e papastërtitë. Aq më keq, disa idhujtarë shpikën idenë e çmendur dhe të turpshme se Zoti ka fëmijë, djem e vajza. Ata nuk kanë asnjë dituri e fakt për këto gjëra që thonë. E ku ka më zullumqar sesa ai që trillon për Zotin ide e besime që nuk kanë fakte e nuk janë të bazuar në dituri nga vetë Zoti?! Ata kanë thënë për Zotin shpifjen më të turpshme, nga e cila Zoti është i pastër dhe i lartësuar. I Madhëruari e ka lavdëruar e lartësuar Veten e Vet nga shpifjet që trillojnë idhujtarët, duke thënë:

I pastër

(nga çdo mangësi)

dhe i lartësuar është Ai nga përshkrimet e tyre. -

Allahu i Madhëruar është i përshkruar me çdo emër, cilësi e atribut të plotë e absolut dhe i pastër nga çdo mangësi, defekt e turp. E si mund të jetë ndryshe, kur Ai:
Shko te videoja e plotë e sures