Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 110 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 110 nga 165 • Shqip


وَنُقَلِّبُ أَفْئِدَتَهُمْ وَأَبْصَارَهُمْ كَمَا لَمْ يُؤْمِنُوا بِهِ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَنَذَرُهُمْ فِي طُغْيَانِهِمْ يَعْمَهُونَ 110
Përkthim:
Na ua kthejmë zemrat dhe shikimet e tyre (e nuk do të besojnë), ashtu si nuk kanë besuar (Kur’anin) as më parë. Na do t’i lëmë ata në humbje, që të bredhin andej-këndej. El-En'am 6:110
Tefsiri:

Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë

(Shpalljen e Zotit)

për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre. -

Duke qenë se ata refuzuan të besonin Shpalljen e Zotit dhe që t’i nënshtroheshin Atij kur u erdhi ftesa herën e parë, Ai i ndëshkon ata duke ua larguar zemrat nga e vërteta, duke mos u dhënë më sukses ta besojnë atë. Kështu, ata e mësojnë dhe e njohin të vërtetën, por nuk e besojnë, dhe në këtë mënyrë nuk do të kenë asnjë justifikim para Zotit. Si ndëshkim për mospranimin e ftesës, atyre nuk u mundësohet pasimi i rrugës së drejtë. Kjo është prej drejtësisë dhe urtësisë së madhe të Allahut mbi njerëzit. Janë ata që i bëjnë padrejtësi vetvetes. Atyre iu hapet porta, por ata refuzojnë të hyjnë në të, iu tregohet rruga, por ata nuk e ndjekin atë. Nëse atyre nuk u jepet sukses që të pranojnë të vërtetën, kjo u ka shkuar për shtat dhe e kanë merituar plotësisht. Gjithashtu, edhe pretendimi se të besuarit është produkt vetëm i vullnetit të tyre, pa marrë parasysh ndihmën e Allahut, është nga gabimet më të mëdha. Askush nuk mund të besojë pa ndihmën dhe suksesin e dhënë prej Allahut të Gjithëditur, të Urtë dhe të Drejtë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 109 E ardhshme El-En'am • Ajet 111