Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 114 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 114 nga 165 • Shqip


أَفَغَيْرَ اللَّهِ أَبْتَغِي حَكَمًا وَهُوَ الَّذِي أَنْزَلَ إِلَيْكُمُ الْكِتَابَ مُفَصَّلًا ۚ وَالَّذِينَ آتَيْنَاهُمُ الْكِتَابَ يَعْلَمُونَ أَنَّهُ مُنَزَّلٌ مِنْ رَبِّكَ بِالْحَقِّ ۖ فَلَا تَكُونَنَّ مِنَ الْمُمْتَرِينَ 114
Përkthim:
Vallë, të kërkojë tjetër arbitër përveç Perëndisë, e Ai është që ju ka zbritur Librin (Kur’anin) e shpjegueshëm. Atyre që Ne ua kemi dhënë Librin (para jush), e dinë se ai (Kur’ani) është me të vërtetë i zbritur nga Zoti yt. Dhe, kurrsesi mos u bënë nga ata që dyshojnë! El-En'am 6:114
Tefsiri:

Vallë, a të kërkoj gjykatës tjetër veç Allahut, ... -

Thuaju, o i Dërguar: Vallë, a të kërkoj ligjvënës më të mirë se Allahu i Madhëruar? Ai është Ligjvënësi më i drejtë. Ai ka të drejtën që të vendosë ligjet, ndërsa ne jemi të urdhëruar që të zbatojmë urdhrat e Tij dhe t’u largohemi ndalesave të Tij. Vetëm Ai është Ligjvënësi, kurse të gjithë të tjerët janë të nënshtruar e të detyruar të zbatojnë ligjet e Tij. Çdo ligj i vendosur nga krijesat është i destinuar të jetë i mangët, i dëmshëm, i cekët dhe i padrejtë. I vetmi që meriton të merret si ligjvënës është Zoti, i Cili është i Vetmi, i Pashoq e i Pashembullt. Vetëm Atij i takon krijimi dhe vendosja e ligjit, dhe vetëm Ai merr në përgjegjësi dhe shpërblen për zbatimin ose jo të tij.

...kur është Ai që jua zbriti Librin qartësues? -

Allahu e bëri Librin e Tij mufeŝ-ŝalen, domethënë sqarues dhe qartësues të hallallit dhe haramit, të dispozitave të Sheriatit, të themeleve të fesë e të degëzimeve të saj. Nuk ka fjalë më qartësuese sesa Fjala e Tij e nuk ka argument më të ëmbël e më të bukur sesa argumentet e Tij. Nuk ka gjykues e ligjërues më të mirë se Allahu e më fjalëmirë se Ai. Ligjet e Tij janë garantuese të çdo mirësie dhe siguruese nga çdo e keqe. Ato përmbajnë urtësinë e plotë dhe mëshirën e gjerë dhe të pashembullt. Edhe ithtarët e librave të shkuar, jehudët e të krishterët, e dinë shumë mirë këtë fakt, edhe pse e fshehin, siç thotë i Lartësuari:

Ata të cilëve u kemi dhënë Libër, e dinë mirë se ai

(Kur'ani)

është zbritur prej Zotit tënd me të vërtetën. Prandaj mos u bëj prej atyre që dyshojnë! -

Çfarë thuhet në Libër është e vërtetë dhe e sigurt, prandaj të mos kesh asnjë dyshim rreth saj. Pastaj i Madhëruari përshkruan me hollësi madhështinë e Shpalljes së Tij, duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 113 E ardhshme El-En'am • Ajet 115