Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 118 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 118 nga 165 • Shqip


فَكُلُوا مِمَّا ذُكِرَ اسْمُ اللَّهِ عَلَيْهِ إِنْ كُنْتُمْ بِآيَاتِهِ مُؤْمِنِينَ 118
Përkthim:
Hani atë, që gjatë therrjes është përmendur emri i Perëndisë, nëse jeni besimtarë të dokumenteve të Tij. El-En'am 6:118
Tefsiri:

Hani vetëm atë mish gjatë therjes së të cilit është përmendur emri i Allahut, nëse vërtet jeni besimtarë të shpalljeve të Tij. -

Allahu i Lartësuar i urdhëron robërit e Tij besimtarë që të punojnë ashtu siç ua kërkon imani i tyre. Kështu, nëse ata janë vërtet besimtarë, atëherë të hanë vetëm nga ato bagëti e kafshë të lejuara, të cilat janë therur duke u përmendur emri i Allahut, domethënë me “bismilah”. Është tregues i imanit që të pohosh dhe të besosh që ato janë hallall, ndryshe nga ç’veprojnë injorantët, të cilët bëjnë haram shumë gjëra që Zoti i ka bërë hallall. Sigurisht që ato janë shpikje të mendjes së tyre. Këto poshtërsi shkaktohen gjithashtu edhe nga përpjekjet e shejtanëve për t’i devijuar të tjerët nga rruga e Allahut. Kështu, Allahu i Lartësuar e përmend si shenjë të besimit kundërshtimin e injorantëve në të tilla zakone të shëmtuara, të cilat synojnë të ndryshojnë dhe tjetërsojnë ligjin e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 117 E ardhshme El-En'am • Ajet 119