Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 126 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 126 nga 165 • Shqip


وَهَٰذَا صِرَاطُ رَبِّكَ مُسْتَقِيمًا ۗ قَدْ فَصَّلْنَا الْآيَاتِ لِقَوْمٍ يَذَّكَّرُونَ 126
Përkthim:
Kjo është rruga e drejtë e Zotit tënd. E, Na ju kemi shpjeguar argumentet, njerëzve që meditojnë. El-En'am 6:126
Tefsiri:

Kjo është rruga e Zotit tënd, e drejtë

(dhe e qartë)

. Ne i shpjeguam qartë Argumentet për ata që përfitojnë

(nga qortimi). - Kjo Shpallje është treguese e rrugës së drejtë, që të çon tek Allahu i Lartësuar dhe në Xhenetin e bujarisë dhe kënaqësisë së Tij. Nëpërmjet kësaj Shpalljeje të mrekullueshme janë qartësuar të gjitha ligjet dhe normat që përcaktojnë rrugën e drejtë. Ajo bën të mundur dallimin e të mirës nga e keqja, e të vërtetës nga gënjeshtra. Megjithatë, kjo qartësi nuk i jepet çdokujt, por vetëm atyre të cilët Zoti i përshkruan si “që përfitojnë (nga qortimi)”. Ata e marrin diturinë e Shpalljes duke e lexuar dhe dëgjuar atë me përkushtim, si edhe me qëllimin për të kuptuar të vërtetën. Për këtë arsye, ata përfitojnë nga kjo dituri, gjë të cilën e shprehin me veprat e tyre të sinqerta. Për të tillët, Allahu i Lartësuar ka përgatitur shpërblim të madh dhe privilegje të mrekullueshme:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 125 E ardhshme El-En'am • Ajet 127