Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 129 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 129 nga 165 • Shqip


وَكَذَٰلِكَ نُوَلِّي بَعْضَ الظَّالِمِينَ بَعْضًا بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ 129
Përkthim:
Që, kështu, Ne i japim pushtet disa zullumqarëve mbi të tjerët, për atë që kanë fituar ata. El-En'am 6:129
Tefsiri:

Kështu Ne i bëjmë keqbërësit sundues mbi njëri-tjetrin, për shkak të asaj që veprojnë. -

Ky është rregulli i patjetërsueshëm i Allahut të Lartësuar. Ai i bëri xhindët që të sundojnë e t’i devijojnë miqtë e tyre njerëz, të cilët u binden e ndjekin hapat e armiqve të tyre. Ata vazhdojnë të lidhen fort dhe t’i binden njëri-tjetrit në poshtërsira, derisa u bëhen robër të bindur e të nënshtruar ndaj ligësisë. Në të njëjtën mënyrë, Allahu i Madhërishëm bën që disa zullumqarë të sundojnë zullumqarë të tjerë, duke i bërë shkaktarë të devijimit e shkatërrimit të njëri-tjetrit. Ata nxisin për ligësi e poshtërsira dhe pengojnë njëri-tjetrin nga mirësia, duke shpifur e mashtruar rreth saj. Ky është një nga ndëshkimet më të frikshme dhe më të mëdha, me të cilën i dënon Allahu i Drejtë dhe i Urtë zullumqarët. Shkaku i këtij ndëshkimi është faji i zullumqarëve. Janë ata që dëmtojnë vetveten, duke i hapur asaj portat e shkatërrimit dhe humbjes. Nëse njerëzit e teprojnë me padrejtësi e shthurje, atëherë Zoti u vendos mbi krye tiranë, që t’u nxjerrin të zitë e ullirit. Ata do t’i shtrydhin, duke i privuar nga të drejtat e tyre. Kështu, ata të mjerë ngarkohen shumë e shumë më tepër nga sa kërkohet prej detyrimeve ndaj Zotit dhe ndaj krijesave të Tij. Nëse, nga njëra anë, me plotësimin e urdhrave të Allahut do të fitonin çdo të mirë, nga ana tjetër, me përmbushjen e urdhrave të padrejta të këtyre zullumqarëve nuk do të fitojnë asnjë shpërblim, por vetëm vuajtje e trishtim. Megjithatë, nëse njerëzit rregullohen dhe përqendrohen në rrugën e drejtë, Allahu i Lartësuar ka për t’i rregulluar dhe përmirësuar krerët e tyre, duke i shndërruar ata në udhëheqës të drejtë dhe të urtë, e jo në tiranë të padrejtë e kriminelë. Në vijim, Allahu i Lartësuar qorton të gjithë ata njerëz dhe xhindë që i kanë kthyer shpinën së vërtetës. Ai ua vë në dukje fajin e tyre, të cilin ata e pranojnë. I Lartësuari do të thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 128 E ardhshme El-En'am • Ajet 130