Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 154 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 154 nga 165 • Shqip


ثُمَّ آتَيْنَا مُوسَى الْكِتَابَ تَمَامًا عَلَى الَّذِي أَحْسَنَ وَتَفْصِيلًا لِكُلِّ شَيْءٍ وَهُدًى وَرَحْمَةً لَعَلَّهُمْ بِلِقَاءِ رَبِّهِمْ يُؤْمِنُونَ 154
Përkthim:
Pastaj, ia kemi dhënë Musait Librin, duke ia plotësuar dhuntinë për atë të mirë, duke i shpjeguar çdo gjë, udhërrëfyes e mëshirës, për të besuar ata, në takimin me Zotin e tyre. El-En'am 6:154
Tefsiri:

Pastaj Ne i dhamë Musait Librin si plotësim

(të mirësive Tona)... - Fjala ‘pastaj’ nuk shërben për të treguar renditje kronologjike të veprimeve në kohën reale, sepse koha e Musait dhe e Librit të tij ka qenë shumë më përpara kohës së Muhamedit a.s. Ajo shërben thjesht për të pasqyruar renditjen në rrëfimin e ngjarjeve. Kështu, Allahu i Lartësuar na tregon se Ai i dhuroi Musait “Librin”, domethënë, Teuratin. Ky libër ishte, ashtu sikurse thotë i Lartësuari: “si plotësim”, domethënë, plotësim i të mirave të tjera të shumta të Tij. Por për çfarë kategorie njerëzish ishte i tillë ky libër? Allahu i Lartësuar thotë:

...për ata që ishin vepërmirë e të bindur. -

Për ata njerëz nga populli i Musait që ishin vepërmirë e të bindur. Allahu i Lartësuar i begatoi me mirësi të shumta ata që ishin të bindur dhe punëmirë. Në krye të të gjitha këtyre mirësive, ashtu si edhe plotësim i tyre, ishte pa dyshim shpallja e Teuratit. Allahu i Lartësuar e plotësoi mirësinë e Tij mbi ta, ndërsa për ata u bë e detyrueshme që t’i shprehnin Atij mirënjohjen e plotë për këto mirësi. Këtë libër Allahu i Lartësuar e zbriti edhe si:

...Ai shpjegonte gjithçka me hollësi...” -

Si shpjegues të gjithçkaje që ata kishin nevojë t’u sqarohej në lidhje me hallallin dhe haramin, me urdhëresat dhe ndalesat, me bazat e besimit dhe degëzimet e tij. Ai libër ishte gjithashtu:

...dhe ishte udhërrëfyes e mëshirë,... -

Ai ishte udhëzues dhe nxitës për tek e mira, si dhe tregues i rrugëve dhe mënyrave për t’u ruajtur nga e keqja. Ai ishte dëftues i mirësive të mëdha dhe i atyre të vogla. Teurati ishte gjithashtu edhe mëshirë, nëpërmjet së cilës njerëzit do të arrinin lumturinë dhe mirësitë e shumta. Nëpërmjet shpalljes së këtij Libri, ata do të arrinin sigurinë e plotë në besimin e tyre dhe në Ditën e Takimit me Zotin, sikurse thotë i Madhëruari:

...që ata të besonin se do të takoheshin me Zotin e tyre... -

Ai libër solli argumente dhe fakte të prera rreth vërtetësisë së Ditës së Ringjalljes, kur çdokush do të shpërblehet me drejtësi për punët e kryera. Qëllimi ishte që ata të besonin ringjalljen dhe të përgatiteshin për të duke bërë punë të mira.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 153 E ardhshme El-En'am • Ajet 155