Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 156 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 156 nga 165 • Shqip


أَنْ تَقُولُوا إِنَّمَا أُنْزِلَ الْكِتَابُ عَلَىٰ طَائِفَتَيْنِ مِنْ قَبْلِنَا وَإِنْ كُنَّا عَنْ دِرَاسَتِهِمْ لَغَافِلِينَ 156
Përkthim:
(e kemi zbritur) për të mos thënë: “Libri u është shpallur vetëm dy grupeve apra nesh (Hebrenjve dhe të krishterëve) e nuk kemi mundur ta kuptojmë (meqë nuk kemi pasur njohuri të mëparshme për të)”. El-En'am 6:156
Tefsiri:

Që të mos thoni: “Libri iu zbrit vetëm dy popujve para nesh, kurse ne nuk dinim gjë për librat

(Qiellorë)

dhe mësimet e tyre.” -

Këtë libër të begatshëm e shpallëm për ju, që të mos keni asnjë justifikim dhe të mos thoni: “Libri u zbriti vetëm dy bashkësive para nesh, jehudëve e të krishterëve, dhe ne nuk dinim për librat dhe mësimet e tyre”. Të mos justifikoheni dhe të thoni: “Ne nuk patëm Libër ndriçues. Edhe për Librat që u shpalle popujve të tjerë, ne nuk dinim gjë.” Kështu, edhe juve ju sollëm një Libër: një Libër që, me madhështinë, qartësinë dhe diturinë gjithëpërfshirëse që ai përmban, nuk ka patur kurrë më parë si ai dhe nuk do të shpallet kurrë më ndonjë tjetër si ai.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 155 E ardhshme El-En'am • Ajet 157