Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 160 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 160 nga 165 • Shqip


مَنْ جَاءَ بِالْحَسَنَةِ فَلَهُ عَشْرُ أَمْثَالِهَا ۖ وَمَنْ جَاءَ بِالسَّيِّئَةِ فَلَا يُجْزَىٰ إِلَّا مِثْلَهَا وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ 160
Përkthim:
Kush punon vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetë fish. Kush punon vepër të keqe, do të dënohet vetëm sipas mëkatit, dhe atyre nuk do t’u bëhet kurrfarë padrejtësie. El-En'am 6:160
Tefsiri:

...Kush bën një të mirë, ai do të shpërblehet dhjetëfish,... -

Kush vjen me ndonjë të mirë të realizuar me fjalë apo me veprime, të dukshme apo të fshehta, që kanë lidhje me plotësimin e të drejtave të Allahut apo të drejtave të krijesave, ai ka premtimin e sigurt nga Allahu i Lartësuar se do të shpërblehet dhjetëfish për mirësitë e paraqitura. Në fakt, shpërblimi me dhjetëfish është më i vogli nga Bujari i Gjithëmëshirshëm. Mos pyet për shpërblimin më të madh, sepse ai nuk ka kufij.

...e kush bën një të keqe, ai do të ndëshkohet vetëm për të. -

Kjo tregon për drejtësinë dhe bamirësinë absolute dhe të pakrahasueshme të Allahut të Madhërishëm. Ai nuk i bën askujt padrejtësi, as edhe një grimcë, siç thotë më pas:

Askujt nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi.

X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 159 E ardhshme El-En'am • Ajet 161