Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 163 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 163 nga 165 • Shqip


لَا شَرِيكَ لَهُ ۖ وَبِذَٰلِكَ أُمِرْتُ وَأَنَا أَوَّلُ الْمُسْلِمِينَ 163
Përkthim:
Për, të s’ka shoq; dhe kjo më është urdhëruar dhe unë jam i pari musliman”. El-En'am 6:163
Tefsiri:

“Ai është i Pashoq.” -

Ashtu sikurse Allahu është i Pashoq, i Vetëm dhe Absolut në zotërimin, krijimin administrimin dhe përkujdesjen e Tij për krijesat, ashtu është dhe duhet të trajtohet si i vetëm edhe në aspektin e meritës së adhurimit që krijesat duhet t’ia përkujshtojnë Atij. Ky sinqeritet që duhet treguar ndaj Zotit në adhurimet përkushtuar Atij nuk është një shpikje nga ana ime dhe diçka e panjohur më parë, por është urdhër dhe porosi e Zotit dhënë të gjithë popujve të mëparshëm nëpërmjet profetëve të tyre.

“Për këto jam urdhëruar dhe unë jam i pari i atyre që i nënshtrohen Atij.” -

Këto janë urdhra të cilët nuk lejohet në asnjë mënyrë që t’u shmangesh dhe t’i shpërfillësh. Ndërsa unë jam i pari i të bindurve dhe i të nënshtruarve ndaj Zotit, domethënë i muslimanëve, për sa i përket këtij umeti.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 162 E ardhshme El-En'am • Ajet 164