Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 24 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 24 nga 165 • Shqip


انْظُرْ كَيْفَ كَذَبُوا عَلَىٰ أَنْفُسِهِمْ ۚ وَضَلَّ عَنْهُمْ مَا كَانُوا يَفْتَرُونَ 24
Përkthim:
Shiko se si ata veten e fusin në rrena; e humbi nga ata – ajo që e trilluan. El-En'am 6:24
Tefsiri:

Shih se si gënjejnë kundër vetes dhe se si iu humbasin idhujt që vetë i trillonin! -

Idhujt që ata kanë adhuruar do t’i lënë në baltë, do të distancohen prej tyre dhe nuk do t’u sjellin asnjë dobi. Ata nuk do t’i shpëtojnë kurrë nga ndëshkimi i Allahut të Madhëruar. I lartësuar qoftë Allahu nga shpifjet dhe trillimet e zullumqarëve!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 23 E ardhshme El-En'am • Ajet 25