Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 31 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 31 nga 165 • Shqip


قَدْ خَسِرَ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِلِقَاءِ اللَّهِ ۖ حَتَّىٰ إِذَا جَاءَتْهُمُ السَّاعَةُ بَغْتَةً قَالُوا يَا حَسْرَتَنَا عَلَىٰ مَا فَرَّطْنَا فِيهَا وَهُمْ يَحْمِلُونَ أَوْزَارَهُمْ عَلَىٰ ظُهُورِهِمْ ۚ أَلَا سَاءَ مَا يَزِرُونَ 31
Përkthim:
Gjithsesi, ata e kanë dëmtuar veten, që e kanë përgënjeshtruar takimin me Perëndinë; e kur befas t’u arrijë Dita e Kijametit, do të thonë: “Të mjerët ne çka kemi humbur në jetën e Tokës!” dhe do t’i bartin mëkatet e veta në shpinën e tyre. E, sa e shëmtuar është ajo barrë! El-En'am 6:31
Tefsiri:

Të humbur janë, vërtet, ata që e mohojnë takimin me Allahun. -

Kanë humbur, janë dëshpëruar dhe janë privuar nga çdo mirësi ata që mohojnë takimin me Allahun. Ata vajtën në këtë përfundim, pra, në mohimin e ringjalljes dhe të takimit me Allahun, sepse patën guximin dhe paturpësinë të zhyteshin në ato gjynahe që janë shkatërruese të imanit.

Kur Ora

(e Kijametit)

t’u vijë befas, ata do të thonë: “Ah, të mjerët ne, për ato që i shpërfillëm!” -

Dita e Gjykimit do t’i gjejë ata në gjendjen më të shëmtuar. Atë ditë, ata do të shfaqin dëshpërimin dhe pendimin për krimet e tyre, duke thënë: “Të mjerët ne, për atë që neglizhuam!” Porse tashmë ka përfunduar koha kur mund të pendohen. Ata do të jenë të ngarkuar me peshën e gjynaheve të tyre, siç thotë i Madhëruari:

Dhe në shpinë do të bartin gjynahet e veta. Sa e shëmtuar është ajo barrë që do të bartin!” -

Pesha e rëndë e veprave dhe e mosbesimit të tyre i rëndon dhe nuk i lë të lëvizin. Ata do të jenë përjetësisht në zjarrin e Xhehenemit, duke merituar zemërimin e Krenarit të Madhërishëm.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 30 E ardhshme El-En'am • Ajet 32