Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 38 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 38 nga 165 • Shqip


وَمَا مِنْ دَابَّةٍ فِي الْأَرْضِ وَلَا طَائِرٍ يَطِيرُ بِجَنَاحَيْهِ إِلَّا أُمَمٌ أَمْثَالُكُمْ ۚ مَا فَرَّطْنَا فِي الْكِتَابِ مِنْ شَيْءٍ ۚ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّهِمْ يُحْشَرُونَ 38
Përkthim:
S’ka asnjë kafshë në Tokë e të gjitha shpendët që fluturojnë me krahët e tyre, që të mos jenë në një grup të ngjashëm me ju (në krijim dhe ekzistim). Ne nuk kemi harruar asgjë në Libër (Levhi Mahfudhin)”. Pastaj do të tubohen te Zoti i tyre. El-En'am 6:38
Tefsiri:
Të gjitha kafshët në Tokë dhe të gjithë shpendët, që fluturojnë me dy krahë, të gjithë janë të ndarë në bashkësi, ashtu sikurse edhe ju. -

Të gjitha gjallesat e tokës, ajrit dhe ujit, si bagëtitë, egërsirat, zogjtë etj., të gjitha janë të ndara në bashkësi, ashtu sikurse ju. Allahu i krijoi ata, sikurse ju krijoi edhe ju. Është Ai që i furnizon ata, ashtu sikurse ju furnizon ju. Mbi ta zbatohet vullneti dhe dëshira e Zotit, ashtu sikurse zbatohet mbi ju.

Asgjë nuk kemi lënë pa përmendur në Libër. -

Kuptimi: Asgjë nuk kemi lënë pa përmendur në Leuhi Mahfudh. Çdo gjë, pa përjashtim, e madhe apo e vogël, është shënuar në Leuhi Mahfudh, ashtu sikurse ndodh në realitet. Ajeti tregon se shkrimi i parë në Leuhi Mahfudh përmban gjithçka që ekziston. Shkrimi është njëri nga katër nivelet, mbi të cilat ndërtohet kada-ja dhe kader-i:

1 Dituria e Allahut mbi gjithçka.

2 Shkrimi i Tij, që përfshin gjithçka që ekziston.

3 Dëshira dhe vullneti i Allahut, që ekzekutohet mbi gjithçka.

4 Krijimi i Tij i të gjitha krijesave, madje edhe i vetë veprave të robërve .Por ka shumë mundësi që me fjalën “Libër” në ajet të jetë për qëllim Kur’ani. Në këtë rast, kuptimi do të ishte i ngjashëm me thënien e Allahut të Lartësuar: “Ne ta shpallëm ty Librin si sqarim për çdo gjë, si udhëzim e mëshirë dhe si përgëzim për myslimanët.” [Nahl 89].

Në fund, te Zoti i tyre do të tubohen të gjithë. -

Të gjithë popujt do të dalin para Zotit në Ditën e Gjykimit, në një tubim aq të madh e të frikshëm. Ai do t’i shpërblejë të gjithë me drejtësinë e bamirësinë e Tij. Allahu do të japë gjykimin e Tij, për të cilin do ta lavdërojnë të parët dhe të fundit, banorët e Tokës dhe të qiellit.
Shko te videoja e plotë e sures