Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 4 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 4 nga 165 • Shqip


وَمَا تَأْتِيهِمْ مِنْ آيَةٍ مِنْ آيَاتِ رَبِّهِمْ إِلَّا كَانُوا عَنْهَا مُعْرِضِينَ 4
Përkthim:
E nuk ju ka ardhur (të pabesëve) asnjë dokument prej dokumenteve të Zotit të tyre, e ata, të mos ia kthejnë shpinën. El-En'am 6:4
Tefsiri:
Allahu i Lartësuar na tregon për idhujtarët, për mohimin dhe armiqësinë e tyre të ashpër ndaj së vërtetës. Ata i kthejnë shpinën të vërtetës me këmbëngulje dhe kokëfortësi. Atyre nuk u bëjnë dobi këshillat dhe shenjat e Allahut, madje kurrë nuk kanë për t’i besuar ato, derisa të shohin dhe përjetojnë ndëshkimin e të Drejtit. I Madhëruari thotë:

Sa herë që u vjen ndonjë nga shenjat e Zotit të tyre, ata i kthejnë shpinën. -

Sa herë që atyre u vijnë shenja të qarta nga Zoti, që tregojnë për saktësinë dhe vërtetësinë e Shpalljes së Zotit, madje të bëjnë që të nënshtrohesh dhe të punosh sipas tyre, ata nuk i kushtojnë rëndësi, madje as denjojnë që ta dëgjojnë ftesën. Zemrat e tyre të shpërqendruara nga kjo ftesë janë përqendruar tërësisht diku tjetër. Kështu i kthejnë ata shpinën ftesës së Zotit dhe kështu i trajtojnë shenjat e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 3 E ardhshme El-En'am • Ajet 5