Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 41 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 41 nga 165 • Shqip


بَلْ إِيَّاهُ تَدْعُونَ فَيَكْشِفُ مَا تَدْعُونَ إِلَيْهِ إِنْ شَاءَ وَتَنْسَوْنَ مَا تُشْرِكُونَ 41
Përkthim:
Jo, jo! Ju do ta thërritni vetëm Ate, Ai do t’ju zbulojë atë për çka e thërritni, nëse Ai do. Dhe ju, atëherë, do t’i harroni ato që ia bëjshit Atij. El-En'am 6:41
Tefsiri:

Përkundrazi! Vetëm Atij do t’i luteshit dhe, po të donte, Ai do t’jua largonte atë për të cilën i luteni e ju do t’i harronit ata

(zota të remë)

që ia shoqëronit. -

Në kohë vështirësie dhe fatkeqësie, ju nuk u luteni më idhujve tuaj, madje i harroni fare ata, sepse ju e dini shumë mirë që ata idhuj nuk kanë pushtet për t’ju sjellë mirë apo dëm. Gjithashtu, ata nuk kanë në dorë t’ju falin jetë apo të sjellin vdekjen e ringjalljen. Në ato momente, ju, me sinqeritet dhe me përkushtim, do t’i drejtoheni vetëm Allahut, sepse jeni të bindur se Ai ka në dorë pushtetin të dhurojë mirësi apo të godasë me fatkeqësi. Vetëm Allahu i përgjigjet lutjes së atij që është në nevojë të ngutshme. Ju kështu silleni në momente të vështira. Atëherë, pse silleni ndryshe kur jeni duke shijuar mirësinë e dhuruar nga Zoti? Përse shpikni zota të tjerë për të adhuruar? Vallë, mos keni për këtë ndonjë arsyetim logjik apo fakt nga shpalljet e Zotit? A keni ndonjë argument bindës për këtë veprim?! Asnjë argument nuk keni, por ju veç gënjeni dhe shpifni për Allahun.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 40 E ardhshme El-En'am • Ajet 42