Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 55 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 55 nga 165 • Shqip


وَكَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ الْآيَاتِ وَلِتَسْتَبِينَ سَبِيلُ الْمُجْرِمِينَ 55
Përkthim:
Na kështu shpjegojmë hollësisht dokumentet, në mënyrë që të kuptohet rruga e njerëzve të këqinjë. El-En'am 6:55
Tefsiri:

Kështu i sqarojmë Ne argumentet... -

Kështu e qartësojmë Shpalljen Tonë, duke e bërë lehtësisht të dallueshme rrugën e drejtë nga devijimi, të vërtetën nga e kota. Kështu, të udhëzuarit do të ndriçohen nga Shpallja e Zotit, sepse do të jenë të qartë për të vërtetën, të cilën e ndjekin dhe sipas së cilës është detyrë të jetosh.

...në mënyrë që të dalë në shesh rruga e keqbërësve. -

Rruga e kriminelëve të çon në zemërimin dhe ndëshkimin e Zotit. Kur rruga e kriminelëve bëhet e qartë, atëherë lehtësohet edhe largimi prej saj. Ndryshe ndodh nëse ajo është e panjohur, e paqartë ose e mjegullt, sepse vështirësohet ruajtja prej saj.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 54 E ardhshme El-En'am • Ajet 56