Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 57 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 57 nga 165 • Shqip


قُلْ إِنِّي عَلَىٰ بَيِّنَةٍ مِنْ رَبِّي وَكَذَّبْتُمْ بِهِ ۚ مَا عِنْدِي مَا تَسْتَعْجِلُونَ بِهِ ۚ إِنِ الْحُكْمُ إِلَّا لِلَّهِ ۖ يَقُصُّ الْحَقَّ ۖ وَهُوَ خَيْرُ الْفَاصِلِينَ 57
Përkthim:
Thuaj: “Unë kam (ardhur) me argument të dukshëm nga Zot’i im, e ju e përgënjeshtruat atë. Atë që kërkoni ju (dënimin), nuk është në pushtetin tim; pushteti i takon vetëm Perëndisë. Ai e tregon të vërtetën dhe Ai e bënë dallimin në mes të vërtetës dhe të pavërtetës. El-En'am 6:57
Tefsiri:

Thuaj: “Unë kam Argument të qartë nga Zoti im...” -

Unë kam siguri të plotë për saktësinë e Shpalljes nga Zoti im dhe për kotësinë e çdo besimi tjetër të devijuar. Kjo është një dëshmi e fortë mbi vërtetësinë e besimit islam në një Zot, që meriton adhurimin si Një i vetëm, duke u nënshtruar sipas ligjit të Tij islam. Sigurisht, dëshmia e këtij Profeti është dëshmia më e drejtë dhe qëndron mbi dëshmitë e të gjitha krijesave. Këtë dëshmi e pranuan të gjithë besimtarët. Secilit prej tyre, në varësi të mirësisë së dhuruar nga Allahu, iu bë e qartë vërtetësia e kësaj rruge.

... ndërsa ju e mohoni atë. -

Ndërsa ju, o idhujtarë, e mohuat të vërtetën e Zotit, duke e konsideruar atë si trillim, ndërkohë që ajo nuk e meriton këtë trajtim. Besimi i të vërtetës është i pashmangshëm për çdo njeri që logjikon. Nëse vazhdoni të mohoni, dijeni se dënimi do të godasë mbi ju, dhe kjo është e sigurt. Dënimi është në dorë të Zotit; është Ai që e zbret kur të dëshirojë dhe si të dëshirojë. Nëse ju kërkoni përshpejtimin e këtij ndëshkimi, kjo nuk është në dorën time, ashtu si dhe asnjë çështje tjetër.

Ai që ju e kërkoni me ngut, nuk është në dorën time. Gjykimi për gjithçka i takon vetëm Allahut... -

Ashtu sikurse është Allahu i Madhëruar Ai që ka vendosur Sheriatin, për të zbatuar ligjet e tij dhe për të jetuar sipas tyre, është po Ai i vetmi që i takon të japë gjykimin për të shpërblyer a ndëshkuar, ashtu sikurse parakupton urtësia e Tij. Kështu, kundërshtimi i gjykimit të Zotit është i papranueshëm dhe jo i drejtë, pasi Ai ua tregoi dhe ua ndriçoi të vërtetën robërve plotësisht, pa lënë vend për asnjë dyshim. Pas qartësimit të së vërtetës nga Allahu i lartësuar nëpërmjet profetëve, shpalljeve dhe shenjave të panumërta, asnjë rob nuk mund të justifikohet. Çdokush që është prezantuar me të vërtetën nuk mund të justifikohet tek i Madhëruari. Pas qartësimit të saj, çdokush do të jetojë e do të vdesë i vetëdijshëm për atë që ka zgjedhur.

Ai e shpall të vërtetën dhe Ai është më i miri i gjykuesve. -

Allahu është Gjykuesi më i mirë i robërve në dynja dhe në ahiret. Të gjitha gjykimet e Tij janë të drejta, për të cilat meriton lavdinë dhe mirënjohjen. Allahut i shprehin mirënjohjen edhe ata kundër të cilëve rëndon gjykimi i Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 56 E ardhshme El-En'am • Ajet 58