Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 64 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 64 nga 165 • Shqip


قُلِ اللَّهُ يُنَجِّيكُمْ مِنْهَا وَمِنْ كُلِّ كَرْبٍ ثُمَّ أَنْتُمْ تُشْرِكُونَ 64
Përkthim:
Thuaj: “Perëndia ju shpëton nga ato (rreziqe) dhe çdo e keqe tjetër, e ju përsëri i bëni shoq Atij”. El-En'am 6:64
Tefsiri:

Thuaj: “Është Allahu Ai që ju shpëton prej këtyre dhe prej çdo brengë tjetër. Megjithatë, ju adhuroni zota të rremë!” -

Allahu është Ai që ju shpëton nga kjo vështirësi dhe nga çdo ngushticë tjetër, por edhe pas kësaj, ju nuk e mbani fjalën e dhënë Allahut dhe i harroni mirësitë e dhuruara prej Tij. E ku ka argument më të qartë sesa ky për kotësinë e idhujtarisë dhe për vërtetësinë e njëshmërisë së Zotit në meritën e adhurimit?!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 63 E ardhshme El-En'am • Ajet 65