Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 86 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 86 nga 165 • Shqip


وَإِسْمَاعِيلَ وَالْيَسَعَ وَيُونُسَ وَلُوطًا ۚ وَكُلًّا فَضَّلْنَا عَلَى الْعَالَمِينَ 86
Përkthim:
dhe Ismailin, Eljaásan, Junusin dhe Lutin – të gjithë këta i kemi lavdëruar ng të tjerët; El-En'am 6:86
Tefsiri:

Edhe Ismailin, Eljesanë, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta i veçuam mbi njerëzit e tjerë. -

Ismaili, i biri i Ibrahimit, është babai i më të mirit të popujve, babai i popullit arab, dhe babai i më të mirit të njerëzve, Muhamedit a.s. Junusi ishte i biri i Metait dhe Luti ishte i biri i Hârânit, vëllait të Ibrahimit. Të gjithë këta profetë dhe të dërguar të Allahut u dalluan mbi të gjithë botën. Katër janë gradat e të mirëve, dhe ato i ka përmendur Allahu i Madhëruar në suren Nisa: “Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata, të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi të shumta - me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me vepërmirët. Sa shokë të mirë janë ata!” [En-nisa 69] E këta janë profetë, që qëndrojnë në gradën më të lartë si të tillë, aq më tepër që janë ndër më të zgjedhurit e të gjithë profetëve të dërguar nga Allahu i Madhëruar. Nuk ka dyshim se profetët për të cilët Zoti na ka treguar në Librin e Tij janë më të mirë e të dalluar se ata që nuk i ka përmendur.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 85 E ardhshme El-En'am • Ajet 87