Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 9 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 9 nga 165 • Shqip


وَلَوْ جَعَلْنَاهُ مَلَكًا لَجَعَلْنَاهُ رَجُلًا وَلَلَبَسْنَا عَلَيْهِمْ مَا يَلْبِسُونَ 9
Përkthim:
E, sikur ta dërgonim atë (Pejgamberin) engjëll, do ta bënim gjithsesi me tipare njeriu. E, ata, përsëri do të dyshonin – si më parë. El-En'am 6:9
Tefsiri:

Sikur atë ta bënim melek, përsëri do ta sillnim te ju në formë njeriu,... -

Sepse kjo është pikërisht ajo që parakupton urtësia e Allahut të Madhëruar.

...e kështu do t’ua ngatërronim atyre atë, që ata ia ngatërruan vetes së vet. -

Atyre do t’u ngatërroheshin më keq gjërat dhe përsëri do të mbeteshin të paqartë, për shkak të kërkesave dhe kushteve të tyre. Ata kërkonin gjëra që do të sillnin paqartësi e nuk do ta ndriçonin të vërtetën. Ata e kushtëzonin padrejtësisht pranimin e të vërtetës me plotësimin e kërkesave të tyre. Kur atyre u paraqitej e vërteta, me themelet e saj dhe me fakte, ata e refuzuan. Ajo shërbeu si udhëzim për të tjerët, por jo për ata, dhe faji ishte i vetë atyre, sepse ishin ata që ia mbyllën vetes portat e udhëzimit dhe hapën portat e devijimit dhe të humbjes.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 8 E ardhshme El-En'am • Ajet 10