Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 97 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 97 nga 165 • Shqip


وَهُوَ الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ النُّجُومَ لِتَهْتَدُوا بِهَا فِي ظُلُمَاتِ الْبَرِّ وَالْبَحْرِ ۗ قَدْ فَصَّلْنَا الْآيَاتِ لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ 97
Përkthim:
Ai është që ju ka krijuar yjet, për t’u orientuar në errësirat e tokës dhe të detit. Na u shpjegojmë hollësisht dokumentet Tona, njerëzve që dinë. El-En'am 6:97
Tefsiri:

Është Ai që i bëri yjet

(të shndritshme)

për ju që të orientoheni nëpërmjet tyre, nëpër errësirat e tokës dhe të detit. -

Për udhëtarin që ndihet i humbur e nuk gjen dot drejtimin, Allahu i Madhëruar vendosi yjet në qiell si orientues. Kështu, ai vazhdon rrugën për të plotësuar nevojat e veta, si për tregti etj. Disa yje shihen vazhdimisht, sikur nuk lëvizin nga vendi i tyre, ndërsa disa të tjerë i ndërrojnë pozicionet. Lëvizjen e këtyre të fundit e njohin dijetarët e kësaj fushe. Nëpërmjet tyre, ata përcaktojnë kohën, vendet, drejtimet e horizontit etj. Nga ky ajet e nga të tjerë të ngjashëm kuptojmë se është i lejuar mësimi e studimi i astronomisë, sepse kështu arrihet orientimi i saktë.

Vërtet, Ne i kemi shpjeguar me hollësi Shenjat Tona -

I sqaruam ajetet, duke i ndarë e shkoqitur veç e veç. Por për cilët u bënë të qarta ajetet e Tij? Përgjigjja:

për njerëzit që dinë të mendojnë. -

Këta janë dijetarët dhe të urtët. Pikërisht këtyre u drejtohen ajetet dhe prej tyre pritet përgjigjja, ndryshe nga injorantët e vrazhdë dhe të ftohtë, të cilët u kthejnë shpinën ajeteve të Allahut dhe diturisë së sjellë nga profetët e Tij. Sqarimi i ajeteve nuk u vlen aspak atyre, nuk u zbardh ndonjë gjë të pakuptueshme, sepse ata thjesht i refuzojnë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 96 E ardhshme El-En'am • Ajet 98