Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mumtehine — Ajet 9 (Shqip) — Video

El-Mumtehine • Ajet 9 nga 13 • Shqip


إِنَّمَا يَنْهَاكُمُ اللَّهُ عَنِ الَّذِينَ قَاتَلُوكُمْ فِي الدِّينِ وَأَخْرَجُوكُمْ مِنْ دِيَارِكُمْ وَظَاهَرُوا عَلَىٰ إِخْرَاجِكُمْ أَنْ تَوَلَّوْهُمْ ۚ وَمَنْ يَتَوَلَّهُمْ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ 9
Përkthim:
Perëndia u ndalon juve t’i bnëi miq ata që luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe ju dëbojnë nga vatrat tuaja, si dhe kontribuojnë që të jeni të dëbuar; e kushdo që i bën miq ata – të tillët janë zullumqarë. El-Mumtehine 60:9
Tefsiri:
Allahu ju ndalon t’u afroheni vetëm atyre që ju luftojnë për shkak të fesë, që ju nxjerrin prej shtëpive tuaja dhe që ndihmojnë në dëbimin tuaj. Ai ju ndalon të miqësoheni me ta. -

Porosia e Allahut për distancim, urrejtje dhe armiqësi iu referohet:- atyre që ju luftojnë për shkak të fesë tuaj, në emër të urrejtjes dhe armiqësisë ndaj Allahut dhe besimtarëve të Tij;- atyre që ju dëbojnë nga shtëpitë dhe pronat tuaja, për shkak të fesë.- atyre që ndihmojnë të tjerët që t’ju luftojnë për fenë tuaj dhe që t’ju nxjerrin nga shtëpitë dhe pronat tuaja.Kështu, Allahu i Lartësuar na ndalon që t’u japim dashuri dhe mbështetje të tillë njerëzve, me vepra ose me fjalë. Ndërsa për sa i përket mirësjelljes me të afërmit apo me njerëzit në përgjithësi, ajo kurrsesi nuk është e ndaluar. Madje, atë e përfshin urdhri i përgjithshëm i Allahut të Lartësuar për bamirësi, bujari dhe moral të mirë.

Kushdo që miqësohet me ta, është zullumqar! -

Madhësia e kësaj padrejtësie është e lidhur me nivelin e përkrahjes dhe bashkëpunimit me ta në padrejtësinë e tyre. Nëse përkrahja ose bashkëpunimi me ta në luftën kundër muslimanëve është i plotë, atëherë kjo vepër konsiderohet kufër që të përjashton nga Islami. Poshtë këtij niveli ka vepra të tjera, që mund të jenë shumë pranë kufrit ose larg tij.
Shko te videoja e plotë e sures