Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Saff — Ajet 7 (Shqip) — Video

Es-Saff • Ajet 7 nga 14 • Shqip


وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَىٰ عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ وَهُوَ يُدْعَىٰ إِلَى الْإِسْلَامِ ۚ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ 7
Përkthim:
E, kush është më zullumqarë se ai që shpif gënjeshtra kundër Zotit, duke u thirrur në fé të vërtetë? – E Perëndia nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin zullumqarë (që bën padrejtësi). Es-Saff 61:7
Tefsiri:

E kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra për Allahun, ndërkohë që ai ftohet në fenë Islame?! -

Këta mohues të së vërtetës janë zullumqarët më të mëdhenj dhe nuk kanë asnjë justifikim për këtë padrejtësi që kryejnë. Ata vazhdimisht ftohen në Islam nga muslimanët, duke iu sqaruar tërësisht argumentet dhe faktet, duke mos u lënë asnjë shteg dyshimeve.

Por Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të padrejtë. -

Për sa kohë vazhdojnë në padrejtësi, atyre nuk ka për t’u bërë dobi asnjë qortim e këshillë. Ata nuk do të binden nga asnjë lloj argumenti. Këta të mjerë janë të pashpresë, sepse kanë marrë përsipër që të kundërshtojnë të vërtetën, duke të nxjerrë lloj-lloj arsyetimesh apo “argumente” - siç i quajnë ata. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Saff • Ajet 6 E ardhshme Es-Saff • Ajet 8