Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhumua — Ajet 1 (Shqip) — Video

El-Xhumua • Ajet 1 nga 11 • Shqip


يُسَبِّحُ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ الْمَلِكِ الْقُدُّوسِ الْعَزِيزِ الْحَكِيمِ 1
Përkthim:
Çka ka në qiej dhe çka ka në Tokë e falenderojnë Perëndinë, Sunduesin absolut, të pastër (prej të gjitha të metave), të Plotëfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm. El-Xhumua 62:1
Tefsiri:

Çdo gjë në qiej dhe në Tokë e madhëron me

(tesbih)

përlëvdim Allahun, Sunduesin, të Pastrin nga çdo e metë, Ngadhënjimtarin, të Urtin! -

Allahut i bën tesbih, domethënë, e madhëron, e adhuron dhe i nënshtrohet gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë. Vetëm Allahut i është nënshtruar gjithçka, sepse Ai është i plotë dhe absolut në pushtetin, sundimin dhe mbretërimin e Tij. Allahut i përket pushteti i botës së sipërme dhe asaj të poshtme. Të gjithë janë rob të Allahut, nën pushtetin dhe përkujdesin e Tij. Ai është El Kudus - i Pastër nga çdo mangësi. Allahu është El Aziz - Krenari, Ngadhënjimtari dhe Mposhtësi i gjithçkaje. Ai është El Hakim - i Urti, në çdo gjë që ka krijuar dhe në çdo ligj që ka vendosur. Pa dyshim, këto janë cilësi madhështore, që të ftojnë në adhurimin e Allahut të Lartësuar si Një, të Vetëm e të Pashoq.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Saff • Ajet 14 E ardhshme El-Xhumua • Ajet 2