Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhumua — Ajet 10 (Shqip) — Video

El-Xhumua • Ajet 10 nga 11 • Shqip


فَإِذَا قُضِيَتِ الصَّلَاةُ فَانْتَشِرُوا فِي الْأَرْضِ وَابْتَغُوا مِنْ فَضْلِ اللَّهِ وَاذْكُرُوا اللَّهَ كَثِيرًا لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ 10
Përkthim:
E kur të përfundojë namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë dhe kërkoni nga begatitë e Perëndisë dhe përmendeni shumë Perëndinë, për të arritur shpëtimin. El-Xhumua 62:10
Tefsiri:

Pasi të falet namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë dhe kërkoni nga begatitë e Allahut,... -

Pasi të falet namazi, mund të shpërndaheni për të kërkuar fitimin e ndershëm. Duke qenë se angazhimi me shitblerje mund ta hutojë besimtarin, Allahu i Madhëruar na urdhëron që ta shpeshtojmë kujtimin e Tij, duke na treguar kështu atë që i mban zemrat tona gjallë:

...por përmendeni shpesh Allahun, që të gjeni shpëtim! –

Duhet ta përmendim Allahun në çdo gjendje: kur jemi në këmbë, kur jemi ulur, kur jemi shtrirë apo të mbështetur. Nëse e bëjmë këtë, Ai premton se do të gjejmë shpëtim. Sigurisht, shpeshtimi i kujtimit të Allahut është një nga shkaqet më të mëdha të suksesit në çdo fushë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhumua • Ajet 9 E ardhshme El-Xhumua • Ajet 11