Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhumua — Ajet 8 (Shqip) — Video

El-Xhumua • Ajet 8 nga 11 • Shqip


قُلْ إِنَّ الْمَوْتَ الَّذِي تَفِرُّونَ مِنْهُ فَإِنَّهُ مُلَاقِيكُمْ ۖ ثُمَّ تُرَدُّونَ إِلَىٰ عَالِمِ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ فَيُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ 8
Përkthim:
Thuaj: “Vdekjes së cilës po i ikni ju, ajo do t’ju arrijë. Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, që i di gjërat e dukshme dhe të padukshme, dhe Ai do t’u informojë juve për atë që keni punuar”. El-Xhumua 62:8
Tefsiri:
Thuaju: “Vdekja, së cilës ju i ruheni, pa dyshim që ka për t’ju zënë! Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, që e di të padukshmen dhe të dukshmen dhe atëherë, Ai do t’ju tregojë se çfarë keni vepruar.” -

Pa diskutim do të vijë dita kur ata t’i gllabërojë vdekja, të cilën Zoti e ka bërë të pashmangshme për krijesat. Pas plotësimit të afatit të tyre në këtë dynja, kur ata t’i dorëzohen vdekjes, vjen Dita e Kijametit, kur ata do të kthehen të gjithë tek i Gjithëdituri për të fshehtën dhe të dukshmen. Ajo do të jetë dita kur secili do të shpërblehet me drejtësi për gjithçka që ka punuar, të mirë apo të keqe, të vogël apo të madhe.
Shko te videoja e plotë e sures