Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Munafikun — Ajet 11 (Shqip) — Video

El-Munafikun • Ajet 11 nga 11 • Shqip


وَلَنْ يُؤَخِّرَ اللَّهُ نَفْسًا إِذَا جَاءَ أَجَلُهَا ۚ وَاللَّهُ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ 11
Përkthim:
Perëndia nuk i jep afat askujt, kur t’i vijë momenti i vdekjes; e Perëndia di mirë atë që punoni ju. El-Munafikun 63:11
Tefsiri:

Por Allahu asnjërit nuk ia shtyn afatin, kur ai i vjen. -

Nëse njeriut i vjen çasti i vdekjes, i vendosur nga Allahu i Lartësuar, ai nuk mund të shtyhet për më vonë.

Allahu është i Gjithëditur për ato që ju punoni. –

Allahu ka për t’ju shpërblyer në bazë të diturisë së Tij të plotë për veprat që keni kryer, qofshin ato të mira apo të këqija. Këtu përfundon tefsiri i sures Munafikun. Vetëm Allahut i takon falënderimi dhe lavdërimi!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Munafikun • Ajet 10 E ardhshme Et-Tegabun • Ajet 1