Ndërsa ata që nuk besojnë dhe i mohojnë argumentet Tona, ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. -
Ata mohojnë argumentet e Zotit pa qenë të bazuar në ndonjë fakt, argument logjik ose tekste hyjnore. Madje, përkundrazi, atyre u vijnë argumente të qarta dhe të pakundërshtueshme për të besuar të vërtetën dhe për të jetuar sipas saj, por ata i kundërshtojnë me urrejtje e kokëfortësi. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë:Ky është përfundimi më i keq! -
Në Xhehenem janë mbledhur ndëshkimet më të ashpra. Banorët e atij vendi janë të pashpresë, pasi atje do të mbeten përgjithmonë.