Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tegabun — Ajet 13 (Shqip) — Video

Et-Tegabun • Ajet 13 nga 18 • Shqip


اللَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۚ وَعَلَى اللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ الْمُؤْمِنُونَ 13
Përkthim:
Perëndia është i vetmi Zot dhe vetëm te Perëndia le të mbështeten besimtarët. Et-Tegabun 64:13
Tefsiri:

Allahu është Ai që, veç Tij, nuk ka të adhuruar tjetër me meritë.... -

Allahu dhe vetëm Ai e meriton adhurimin. Çdo adhurim i kushtuar dikujt tjetër veç Allahut është adhurim i kotë, i papranueshëm, i padobishëm dhe i dënueshëm.

...prandaj vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët! -

Vetëm Allahut le t’i mbështeten dhe t’i kërkojnë ndihmë besimtarët, për gjithçka që i shqetëson dhe për gjithçka që duan të arrijnë. Asnjë çështje nuk realizohet pa ndihmën e Allahut. Nuk ka mundësi tjetër për arritjen e qëllimeve, por veçse me mbështetjen e Allahut. Mbështetja (teuekkul) e plotë dhe e rregullt tek Allahu i Lartësuar arrihet veçse duke pasur mendim të mirë për Allahun e Lartësuar, duke pasur siguri të patundur se Allahu i Plotfuqishëm është plotësisht i mjaftueshëm si ndihmues për realizimin e çështjeve. Grada e teuekkul-it është në varësi të besimit. Sa më i fortë të jetë besimi, aq më e madhe është mbështetja tek Allahu i Lartësuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Tegabun • Ajet 12 E ardhshme Et-Tegabun • Ajet 14