Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tegabun — Ajet 2 (Shqip) — Video

Et-Tegabun • Ajet 2 nga 18 • Shqip


هُوَ الَّذِي خَلَقَكُمْ فَمِنْكُمْ كَافِرٌ وَمِنْكُمْ مُؤْمِنٌ ۚ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ 2
Përkthim:
Ai ju ka krijuar juve, e (ndonjëri) prej jush është mohues, e (disa) prej jush janë besimtarë: Çdo gjë që punoni ju, Perëndia e sheh mirë. Et-Tegabun 64:2
Tefsiri:

Është Ai që ju krijoi dhe prej jush ka mohues, ka edhe besimtarë. -

Allahu i krijoi robërit dhe prej tyre bëri që të ketë besimtarë dhe mohues. Qoftë besimi i tyre, qoftë mohimi i tyre, gjithçka është përcaktuar nga Allahu dhe nuk del jashtë pushtetit të Tij. Allahu i ka dhënë çdokujt forcë dhe vullnet të mjaftueshëm për të arritur gjithçka që dëshiron. Robërit ose do të zbatojnë urdhrat e Zotit, në emër të dashurisë, madhërimit dhe nënshtrimit ndaj Tij, ose do ta shpërfillin këtë që u kërkohet, me zgjedhjen e tyre të lirë. Por ata, gjithsesi, nuk mund të dalin aspak nga pushteti i Allahut të Lartësuar, të Gjithëditur dhe të Urtë, i Cili ia jep dhe ia lehtëson udhëzimin e drejtë atij që e meriton. Më pas, i Lartësuari thotë:

Allahu e sheh gjithçka që bëni ju. -

Ai i sheh të gjitha veprat e robërve dhe qëllimet e tyre, për t’i shpërblyer më pas të sinqertët, duke u dhuruar udhëzimin, dhe për t’u dhënë hakun gënjeshtarëve, duke i privuar nga udhëzimi i drejtë, të cilin nuk e meritojnë. Pasi na kujtoi krijimin e njeriut, i cili do të mbajë përgjegjësi për detyrimet që i janë ngarkuar, Allahu i Lartësuar flet për krijesat e tjera të Tij, duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Tegabun • Ajet 1 E ardhshme Et-Tegabun • Ajet 3