Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Talak — Ajet 5 (Shqip) — Video

Et-Talak • Ajet 5 nga 12 • Shqip


ذَٰلِكَ أَمْرُ اللَّهِ أَنْزَلَهُ إِلَيْكُمْ ۚ وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يُكَفِّرْ عَنْهُ سَيِّئَاتِهِ وَيُعْظِمْ لَهُ أَجْرًا 5
Përkthim:
Ja, këto janë dispozitat e Perëndisë që u ka shpallur juve, e ai që i druan Perëndisë, Ai (Perëndia) ia shlyen atij veprat e këqia dhe ia rritë atij shpërblimin. Et-Talak 65:5
Tefsiri:

Ky është gjykimi i Allahut, të cilin e shpalli për ju. -

Këto rregulla të Zotit, që Ai jua qartësoi mirë, duhet të trajtohen nga ju ashtu siç e meritojnë, domethënë, duke i zbatuar dhe plotësuar me dëshirë dhe madhërim.

Kush bëhet i devotshëm ndaj Allahut, Ai ia mbulon të këqijat dhe ia shton shpërblimin. –

Kështu, ky njeri shpëton nga çdo e keqe dhe arrin të realizojë çdo synim të tij, duke u kënaqur.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Talak • Ajet 4 E ardhshme Et-Talak • Ajet 6