Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tahrim — Ajet 1 (Shqip) — Video

Et-Tahrim • Ajet 1 nga 12 • Shqip


يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ لِمَ تُحَرِّمُ مَا أَحَلَّ اللَّهُ لَكَ ۖ تَبْتَغِي مَرْضَاتَ أَزْوَاجِكَ ۚ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ 1
Përkthim:
O Pejgamber! Përse po ia ndalon vetes atë që ta ka lejuar Perëndia ty, në kërkimin e kënaqësisë së grave tuaja. E, perëndia është falës dhe mëshirues. Et-Tahrim 66:1
Tefsiri:
Këto ajete ishin një qortim nga Allahu i Madhëruar drejtuar Profetit të Tij, kur ai ia ndaloi vetes së tij skllaven Maria, ose ujin me mjaltë, për të përmbushur kështu tekën e njërës prej grave të tij, sikurse thuhet në një histori të njohur. Për këtë, Allahu i Madhëruar shpalli këto ajete:

O Profet! Përse ia ndalon vetes atë që Allahu ta lejoi duke kërkuar të përmbushësh kërkesat e grave të tua? -

O ti njeri, të cilit Zoti i dhuroi mirësinë më të madhe duke e bërë lajmëtar të Tij e duke i dhënë Shpalljen! Përse ia bën haram vetes atë mirësi që Zoti ta ka bërë të lejuar ty, madje edhe ymetit tënd? A kërkon që me këtë thjesht të kënaqësh gratë e tua?!

Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -

Ky ajet tregon qartë se Allahu i Lartësuar e ka falur plotësisht Profetin e Tij. Allahu e ka mëshiruar Profetin e Tij. Madje, ky vetëprivim i Profetit u bë shkak që Allahu i Urtë dhe i Gjithëditur të shpallte një dispozitë të rëndësishme, të vlefshme për të gjithë ymetin, dispozitën e kompensimit për thyerjen e betimeve. I Madhëruari thotë më pas:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Talak • Ajet 12 E ardhshme Et-Tahrim • Ajet 2