Ndërsa atyre që besojnë, Allahu u sjell si shembull gruan e Faraonit... -
Ajo ishte Asijah, e bija e Mizahimit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila iu drejtua Zotit të saj me këtë lutje:“Zoti im, më bëj një vend tek Ti në Xhenet! Më shpëto prej Faraonit dhe veprave të tij, më shpëto edhe prej popullit mizor!” -
Allahu i Madhëruar e përshkruan atë si besimtare të sinqertë dhe të nënshtruar, e cila iu lut me përkushtim Atij. Ajo iu drejtua Zotit të saj me kërkesat më të larta për të cilat mund të lutet njeriu: për hyrjen në Xhenet dhe për të qenë afër Zotit të botëve, Bujarit të Gjithëmëshirshëm. Ajo iu lut Allahut, gjithashtu, që ta shpëtonte nga e keqja e Faraonit dhe nga e keqja e çdo zullumqari. Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së saj, dhe prandaj ajo jetoi me besim të pastër, të plotë e të patundur. Allahu, gjithashtu, e shpëtoi atë nga të gjitha sprovat. Për këtë çështje, Profeti (a.s.) ka thënë: “Prej burrave ka pasur shumë njerëz të përkryer. Ndërsa prej grave kanë qenë të përkryera veçse Merjemja - e bija e Imranit, Asijah - e bija e Mizahimit, Hadixhja - e bija e Huejlidit, dhe Aishja, vlera e së cilës mbi gratë e botës është si vlera e therid-itmbi ushqimet e tjera.”i-i ishte një lloj ushqimi, më i miripër atë kohë dhe vend. Krahasimi tregonthjesht se Aishja qëndron mbi të gjithagratë e botës.