Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mulk — Ajet 1 (Shqip) — Video

El-Mulk • Ajet 1 nga 30 • Shqip


تَبَارَكَ الَّذِي بِيَدِهِ الْمُلْكُ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ 1
Përkthim:
Është i lartësuar Ai, në dorën e të cilit është pushteti dhe Ai është i pushtetshëm për çdo gjë! – El-Mulk 67:1
Tefsiri:

I Madhëruar është Ai, në dorën e të Cilit është i tërë sundimi, Ai i Cili është i Plotpushtetshëm për gjithçka. -

Tebârake është një fjalë që tregon madhështi, begati, gjerësi e bekim. Pra, të mëdha, të mrekullueshme e të shumta janë mirësitë e Allahut. Bamirësia dhe mëshira e Tij janë gjithëpërfshirëse. Prej madhështisë së Allahut është edhe fakti që në dorën e Tij është pushteti, mbretërimi i botës qiellore dhe tokësore, në të cilat Ai krijon dhe vepron si të dëshirojë. Allahu ka përcaktuar gjithçka në këtë ekzistencë. Ai ka vendosur për krijesat e Tij një ligj ekzistence, jete dhe adhurimi, bazuar në urtësinë e Tij absolute. Prej madhështisë së Tij është që Ai “është i Plotpushtetshëm për gjithçka”. Me fuqinë dhe pushtetin e Tij absolut, Ai ka krijuar këto krijesa madhështore, si qiejt, tokën dhe gjithçka mes tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Tahrim • Ajet 12 E ardhshme El-Mulk • Ajet 2