Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mulk — Ajet 21 (Shqip) — Video

El-Mulk • Ajet 21 nga 30 • Shqip


أَمَّنْ هَٰذَا الَّذِي يَرْزُقُكُمْ إِنْ أَمْسَكَ رِزْقَهُ ۚ بَلْ لَجُّوا فِي عُتُوٍّ وَنُفُورٍ 21
Përkthim:
Kush janë ata që ju furnizojnë, në qoftë se Ai (Perëndia) e ndalon furnizimin? – Por, ata janë zhytur në të këqia dhe në arrati (nga e vërteta). El-Mulk 67:21
Tefsiri:

Kush është ai që do t’ju furnizojë, nëse Ai jua ndërpret furnizimin e Vet? -

Furnizimi dhe begatitë vijnë të gjitha prej Allahut të Lartësuar, Zotit të Vetëm. Nëse Ai ju ndërpret rrizkun e Tij, kush mund t’jua japë atë? Krijesat janë të pafuqishme që të sigurojnë furnizimin për vetveten, prandaj si mund t’ua sigurojnë atë të tjerëve?! Furnizuesi dhe Dhuruesi i çdo mirësie është Allahu i Lartësuar dhe i Mëshirshëm. Asnjë mirësi nuk mund të pritet prej dikujt tjetër, veç Tij. Është pikërisht Ai që e meriton adhurimin tonë. Por, a i nxit ky fakt qafirët që ta adhurojnë Allahun e Lartësuar?!

Jo, askush, por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërshtime. -

Përkundrazi, ata zhyten edhe më thellë në ashpërsinë e tyre dhe kurrë nuk i zbusin zemrat për të përqafuar të vërtetën, madje vrapojnë si të çmendur për t’u larguar nga e vërteta, nga e vetmja rrugë e lumturisë së tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mulk • Ajet 20 E ardhshme El-Mulk • Ajet 22