Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mulk — Ajet 26 (Shqip) — Video

El-Mulk • Ajet 26 nga 30 • Shqip


قُلْ إِنَّمَا الْعِلْمُ عِنْدَ اللَّهِ وَإِنَّمَا أَنَا نَذِيرٌ مُبِينٌ 26
Përkthim:
Thuaj: “Vetëm Zoti e di (kohën), kurse unë jam vetëm paralajmërues i qartë”. El-Mulk 67:26
Tefsiri:

Thuaj: “Atë e di vetëm Allahu, ndërsa unë jam veçse një paralajmërues, që ju qartësoj të vërtetën!” -

Ata e dinë shumë mirë se këtë gjë e di vetëm Zoti i gjithësisë, por përsëri e kërkojnë dhe e duan ta përdorin si argument. Kjo është padrejtësi e hapur. Nuk ka asnjë lidhje mes vërtetësisë së këtij lajmi dhe kohës kur do të ndodhë. Vërtetësia e një lajmi provohet me argumente e fakte dhe, pa dyshim, Allahu i Lartësuar ka sjellë argumente dhe fakte të shumta, të cilat nuk të lënë asnjë dyshim për vërtetësinë e Ditës së Gjykimit; normalisht, për ata që dëgjojnë me vëmendje dhe synojnë udhëzimin e drejtë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mulk • Ajet 25 E ardhshme El-Mulk • Ajet 27