Nga zemërimi që ka, ai (Xhehennemi) gati sa nuk shpërthen! -
Për shkak të masës së stërmadhe të tij, që zien brenda vetes, ai gati sa nuk shpërthen. Po ashtu, ai gati sa nuk ndahet në copa nga urrejtja dhe zemërimi i tij ndaj qafirëve. Kështu vlon Xhehenemi nga urrejtja për ta. Por si do të ndodhë kur ata do të jenë futur brenda tij?! Pastaj Allahu i Lartësuar përmend fjalët qortuese, me të cilat melekët u drejtohen banorëve të Xhehenemit.Sa herë që ndonjë turmë do të hidhet në të, roja do t’i pyesë: “A s’ju erdhi ndonjë paralajmërues? -
Kuptimi: Meqë ju jeni në Zjarr dhe keni merituar këtë ndëshkim, duket sikur ju nuk jeni paralajmëruar rreth këtij tmerri.